Pasi fitoi trofeun e mbrëmjes në “Dance Albania”, Luiza Gega ia dorëzoi atë këngëtares Orgesa Zaimit.
Kjo e fundit, e ftuar në emisioni “Rudina” komentoi momentin kur mori kupën si dhe prapaskenat që nuk mundëm t’i shihnim në program. Orgesa gjithashtu shton se Luiza është tashmë një nga mikeshat e saj dhe e quan veten me fat që e ka njohur
Rudina Magjistari: Këtë javë që sapo mbyll, të hënën, natën e së hënës, pate një kupë dhuratë që në njëfarë mënyre, Luiza Gega e deklaroi si plotësisht të merituar dhe nga ana jote, për këtë arsye ajo ta dha pikërisht ty.
Orgesa Zaimi: Ne patëm edhe diçka, se unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti se unë u mërzita shumë që Luiza u largua, ne nuk e prisnim sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët, nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi.