“Të dashurat më duan për lekë”, rrëfehet Atdheu: Kam qenë sëmurë për shumë kohë

6 October 2022, 18:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të dashurat më duan për lekë”, rrëfehet
Atdhe Xharavina

Atdhe Xharavina, i cili u bë i njohur për publikun në emisionin "Përputhen" ka folur mbi aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.

Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga moderatorja, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai.

Nga ana tjetër ish konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.

“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty.” tha Atdheu në emisionin "Ftesë në 5".


Video