Motrat Dezi dhe Xhesika Arapi, kanë zgjuar një kureshtje të madhe në mediat online dhe qytetarët që i ndjekin kjo pasi motrat të dehura në timon duke ulëritur nëpër rrugët, ndërkohë që kundështuan edhe policët.
Dezi dhe Xhesika Arapi njiheshin për “gangsterllëkun”, prishje të qetësisë publike dhe ofendim të qytetarëve gjatë xhirove orëve të vona të natës me makinë në qytetin e Bilishtit.
Bëhet fjalë për një makinë tip Mercedes A Class të fillimit të viteve 2000, të cilën motrat e ndërrojnë duke bërë video “luksi” për TikTok dhe Instagram.
Nga timoni i kësaj të fundit motrat Arapi “shesin mend” herë njëra e herë tjetra në Instagram, sikur të notonin në luks, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Sipas burimeve nëna e tyre prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit. Ajo është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.
Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.
Nuk është turp të mos jesh në gjendje të mirë financiare, pasi jeta i përball njerëzit me sfida të ndryshme, por shembulli i motrave në fjalë vlen të trajtohet për të nxjerrë në pah për brezat e rinj të vërtetën se sa mashtrim është jeta në rrjetet sociale.
Në shumicën e rasteve, luksi i paraqitur aty nuk me veshje gjoja firmato, ushqime bosash dhe udhëtime VIP-ash është një mashtrim i madh, prandaj nuk duhen imituar.
Me tu liruar nga komisariati, ku u mbajt për pak ditë, njëra prej motrave, Deizi doli me njoftim në Instagramin e saj të populluar ku kes të tjerash theksoi se “ishte trajtuar më mirë seç duhet”.
Por çfarë fshihet pas “falsitetit” të Instagramit dhe gangsterllëkut?
Gazeta Ekspres shkruan se 2 motrat jetojnë në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit. E ëma e tyre është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.
Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.
Ish këngëtarja rrëfente se ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme dhe se nuk e përballonte dot jetesën e përditshme. Sakrificat për të kanë qenë të mëdha për të ushqyer fëmijër e saj. Pas apeleve në media falë donacioneve të ndryshme dëshira e saj u bë realitet pasi u pajisën me shtëpi të re.
Pikërisht në atë shtëpi në Devoll jetojnë dy vajzat problematike që janë kthyer në shqetësim për banorët duke mos respektuar rregullat e komunitetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.
Pas fotove të bukura dhe sharmante në rrjete sociale të dy vajzave fshihet kalvari i vuajtjeve të familjes së tyre, një babai me aftësi të kufizuara dhe një nënë që ka punuar me gjak e me shpirt për t’i rritur e edukuar.