Pas kurorëzimit të dashurisë me Kiarën në një martesë në finalen e madhe të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka shijuar festën dhe më pas është nisur menjëherë për në Shkodër.
Duke shuar të gjitha aludimet përse anëtarët e familjes së tij nuk ishin në dasmë e as në finale, Luizi tha në një prononcim për mediat se kishte nënën të sëmurë.
Kështu duket se tregon arsyen përse munguan në dasmë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente duke thënë “Një gjë është e sigurt, jashtë nuk kam qenë”.
Falë intuitës dhe mënyrës se si e ka bërë lojën, Luizi është ftuar që edicionin e ardhshëm të këtij formati, të jetë pjesë e produksionit.