Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish e dashura e "DJ" legjendar suedez Avicii, Emily Goldberg ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.
Ndonëse vitin e kaluar ajo kishte festuar mposhtjen e sëmundjes së kancerit, mediat raportojnë se ajo ndërroi jetë në 3 prill të këtij viti nga embolia pulmonare.
Familja e 34-vjeçares e përshkroi atë si një “person të gjallë dhe unik që përjetoi shumë aventura në jetën e saj shumë të shkurtër”.
Vdekja e saj përkon me 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Tim Bergling, i njohur me emrin e artit “Avicii”. Ai mbylli sytë në moshën 26-vjeçare në Muskat të Omanit.