Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aktori, Angus Cloud, i cili luajti në serialin hit të HBO Euphoria, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, shkruan BBC. Mësohet se Cloud humbi jetën të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni por akoma nuk dihet shkaku i i vdekjes së tij.
“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.
Babai i aktorit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”. Dy javë më parë, Cloud postoi një foto të babait të tij në Instagram dhe shkroi: “Më mungon”.
Një burim tha për "Entertainment Tonight" se ai kishte mendime vetëvrasëse, pasi u kthye nga Irlanda ku varrosi babain e tij.