Thuhet se tani "ndërrohet gjaku", eksperti tregon se çfarë duhet të dini

22 March 2022, 10:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Thuhet se tani "ndërrohet gjaku", eksperti tregon se
Zef Gjeta

Me ardhjen e pranverës thuhet se ndërron edhe gjaku te trupi i njeriut.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar si ndodh ky fenomen, simptomat dhe ushqimet që duhet të konsumojmë më së shumti.

Ai ka theksuar se uji është kryesori dhe përdorimi i lëngjeve duhet të jetë sa më i shpeshtë.

“Jeta gjallërohet, stina ka ndryshuar. Kemi nevojë për ushqime që janë për këtë periudhë. 

Ne në çdo orë, jemi tjetër kush, sepse qelizat tona ndahen, shumëzohen, e ruajmë identitetin por kur fillojmë llogaritjet ndryshojmë. Kjo gjë është një ndjeshmërie e madhe, jo vetëm për nga veshja por edhe së brendshmi po bëjmë një ndryshim.

Trashja e gjakut është e ndryshme, mendoni një sportist sa i ngrirë është kur zgjohet më 25 janar dhe sa i mpirë është më 25 mars.

Njeriu ndjen këputje, lodhje, i duket sikur i dhemb mesi, veshkat, ndjen lodhje, duket i pamotivuar. Kjo ndodh se duket sikur nuk janë të përgatitur për këtë hap.

Gjëja e parë që duhet të kemi kujdes është hidratimi, duhet ta zëvendësojmë me supëra, të cilat gjatë dimrit i kemi pasur si gjellë me makarona apo oriz, tani duhet t’i kemi shumë të lëngshme.

Nuk duhet të harrojmë çajrat dhe sallatrat e ndryshme. Duhet të pimë sa më shumë ujë. Unë rekomandoj gjithmonë çajrat të vendit si çaji i zi, apo rigoni që shumë nuk e njohin si çaj, blini, rozmarina, hithra, pra çfarëdolloj çaji, veçanërisht te sëmurët me zemër gjethja e ullirit, e cila lihet të zjehet 7 minuta”, u shpreh Gjeta.


Video