Pak ditë më parë një video 'pushtoi' rrjetet sociale. Bëhet fjalë për momentin kur këngëtari Mc Kresha thirri Ezanin në xhaminë e Mitrovicës.
Kjo bëri që të përflitet se reperi po tërhiqet përfundimisht nga muzika për t’ju përkushtuar familjes dhe fesë. Lidhur me këtë ai ka folur së fundmi në një intervistë televizive, ku është shprehur se kjo gjë është bërë dhe nga artistë të tjerë dhe ishte një privilegj dhe eksperiencë mjaft emocionuese për të.
“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë.”– tha Kresha.
Kresha njihet si një person mjaft besimtar dhe i përkushtuar ndaj fesë myslimane dhe riteve fetare. Por ai ka deklaruar se nuk ka plan për momentin të largohet nga muzika. Kresha do jetë prezent me koncerte si dhe me albumin që po punon me Lyrical Son.
“Gjithçka është shumë mirë në jetën personale e profesionale. Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që ne bëjmë. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë”- u shpreh ai.