“Të heqim Efin”, Olta dhe grupin e saj thyejnë rregullat për nominimet, a do marrë masa produksioni?

2 February 2023, 19:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të heqim Efin”, Olta dhe grupin e saj thyejnë rregullat
Grupi i Oltes

Olta Gixhari ka mbledhur sot “dy ushtarët” e saj më të bindur në shtëpinë e “Big Brother” për të diskutuar kë do të nominojnë të shtunën.

Gjë e ndaluar kjo sipas “Vëllait të Madh”, që duhet të ketë edhe dënime nga pas.

Olta është shprehur se duke qenë se janë më të shumtë në numër mund të bëjnë që në nominim të nxjerrin Luizin, Kiarën dhe Efin.

“Gjithë fuqinë ai e merr nga Efi. Hiqi Efin ai merr fund. Nuk është shpejt për Efin, ajo e ka kryer ciklin”, ka argumentuar në një moment aktorja.

Ndërsa Amosi ka treguar një taktikë si ta nxjerrin Armaldon nga loja: “Maestro do thjesht demoralizim. Se sa herë e sulmon bëhet personazh, do demoralizim”.

Ndërkohë nga ana tjetër Dea është shprehur e “frikësuar” që do të nxjerrin atë në nominim, por Olta e ka qetësuar duke i thënë se janë më të shumtë në numër dhe ajo nuk rrezikon.

 


Video