"Kristi është me ne, mos ki dyshim", Olta thur planet e grupit me Amosin

2 February 2023, 17:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kristi është me ne, mos ki dyshim", Olta thur planet e
Amos dhe Olta

Në shumicën e debateve brenda në shtëpi, Kristi thuajse nuk përfshihet fare. Dhe ndonëse ai i përket grupit të “Oltës”, siç prentendon ajo, Kristi nuk e mbron kurrë atë apo “anëtarët” e tjerë në momente vështirësie.

Duke folur me Oltën, Amos tha se Kristi është shumë individualist dhe se nuk është farë i përfshirë në debatet që bëhen brenda shtëpisë.

Sipas Amosit, kjo gjë e pengon shumë atë, pasi Kristi nuk të mbron në momentin kur dikush që është pjesë e grupit ka nevojë për mbështetjen e tij.

Olta nga ana tjetër tha se, ndonëse Kristi është individualist, është e sigurtë që ai është pjesë e grupit të saj.

 


Video