Stresi nuk ka humbur kohë! Pasi triumfoi në “Big Brother Vip Kosova” reperi i është rikthyer fuqishëm koncerteve të tij.
Së fundmi, teksa ka performuar në një nga klubet e Tiranës, Arkimed Lushaj iu ka bërë sërish thirrje fansave të tij të mbështesin Luiz Ejllin.
Teksa po performonte këngën e tij “Mos u dorëzu”, ai ia dedikoi këtë konkurrentit të “Big Brother VIP Albania”. Thirrjen në mbështetje të Luizit, Stresi e ka bërë pas kërkesës së personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Aleks Visha, i cili po ashtu është një mbështetës i këngëtarit shkodran.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi e mbështet publikisht Luizin. Edhe kur sapo doli nga shtëpia e “BBVK” ai iu kërkoi të gjithëve të votonin artistin nga Shkodra.
“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.