Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi prekës i Edlira Çepanit

7 Korrik 2025, 13:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen. Por, për fat të keq, ai nuk është më mes të gjallëve.

Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen. “Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë,” shkruan ajo, duke i uruar edhe një herë ditëlindjen në qiell.

Ajo vijon me një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve. Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.

“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë… Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet.”

Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi prekës i Edlira


Video