Sot do të jetë “prime” i dytë i Big Brother VIP Albania 3, spektakël që po paralajmëron shumë surpriza.
Ndonëse në natën e parë shtëpia u mbush me plot 18 banorë, sot pritet të hyjnë edhe 6 banorë të rinj.
Në mediat rozë kanë vërshuar emra të ndryshëm, se kush mund të jenë 6 banorët e rinj, ku nuk kanë munguar as spekulimet.
Olsi Bylyku, koreografi Albi Nako, ish-konkurrenti i “Për’puthen” Fatjon Kuqari, këngëtari Endrik Beba janë disa nga emrat që përfliten.
Por po ashtu në media është raportuar se në BBV3 do të hyjnë edhe artistët nga Kosova si Bardhi dhe këngëtarja Arta Kabashi.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të jenë vërtet këta emra që do t’i bashkohen shtëpisë, aq më tepër në një format që nuk kursen të papriturat.