Multimiliarderi Elon Musk është vënë së fundmi në qëndër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. Më tepër se për jetën private kësaj rradhe bëhet fjalë për një skandal.
The wall Street Journal, gazeta amerikane ka ngritur pretendimet se Musk ka qënë në një romancë me bashkëshorten e bashkthemeluesit të Google, Sergey Brin. Ky i fundit është një prej miqve më të mirë të Musk.
Sergey Brin dhe bashkëshortja e tij Anne Wojcicki kanë dorëzuar letrat për divorc në gjykatë në muajn Janar dhe dyshohet se shkak për këtë gjë është bërë tradhtia. Sipas mediave, Musk ka qenë në një lidhje me Anne gjatë muajit Dhjetor.
Elon Musk ka reaguar mbi këto aludime të mediave duke i hedhur poshtë ato dhe duke thënë se janë të pavërteta. Ai është shprehur se e ka takuar Anne vetëm 2 herë rastësisht në dy tri vjet dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë.
Më tej Drejtori Ekzekutiv i Teslas është shpehur se i ishte në një fest me mikun e tij Sergey Brin vetëm një natë më parë. Duke akuzuar shtypin për aludime të vërteta i u shpreh se kishte muaj pa kryer mardhënie seksuale.