“S’ka gjë më të shtrenjtë se familja”, Drini Zeqo flet pas daljes nga BBV: Shihemi së shpejti...

18 January 2024, 15:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S’ka gjë më të shtrenjtë se familja”,
Drini Zeqo

Gazetari Drini Zeqo, ka reaguar për herë të parë pas largimit në mënyrë të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke treguar edhe arsyet e vendimit të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Drini sqaron se është larguar për shkak të shëndetit të familjarëve të tij, ndërsa thekson se gjendja e tyre është mirë.

Në fund, ai e mbyll reagimin e tij duke shkruar “shihemi së shpejti”.

 “Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan gazetari në një postim në Instagram.

“S’ka gjë më të shtrenjtë se familja”,
Postimi i Drini Zeqos

Video