Është penduar që nuk shkoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës? Si përgjigjet Dea Mishel

30 April 2023, 17:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Është penduar që nuk shkoi në dasmën e Luizit dhe
Dea Mishel

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Dea Mishel. E pyetur nëse është penduar që nuk ishte pjesë e dasmës së Luizit dhe Kiarës, Dea është përgjigjur:

“Kur kthehem mbrapa mendoj që duhet të kisha ikur te dasma, por kur mendoj se ishte gjendja ime, isha e mërzitur se kishte dal Bjordi dhe Luizi merrte meritat… isha e mërzitur se nuk më pëlqenin shumë gjëra që nuk dua ti risjell, sjellja e Luizit me vajzat dhe me mua isha dhe me nerva dhe nuk doja…

Nëse kthej kohën mbrapa dhe nëse do ndodhte tani do kisha shkuar sepse jemi ndryshe, jemi afruar me njëri-tjetrin, kushdo që do kishte qenë…”.

Përtej shakave, e pyetur si është ndjerë në këtë rrugëtim mbi katër mujor, Dea Mishel nuk e fshehu se po bëhet më nostalgjike dhe emocionale, efekti i afrimit të fundit të kësaj përvoje. Finalistja tha se po bën mbylljen e bilancet me veten.

Enxhi: Si ka qenë i gjithë izolimi? Si je ndjerë?

Dea: Mua më pëlqen liria e jam e pavarur, por kjo pjesa e bashkëjetesës më pëlqeu, vetëm se të mundon malli për familjen e xhirot me makinë…

Dea Mishel tregon sekretin e saj, kur është e mërzitur merr makinën e bën xhiro dhe e pyetur nga Blendi se deri ku shkon…

“Deri në Elbasan…”

Por, a ka njohur aspekte të tjera të vetes në BBVIP Albania?

“Unë edhe jashtë kam punuar shumë me veten, që ta njoh e të jem versioni më i mirë. Jam bërë më e fortë se kur hyra e kjo do të më shërbejë kur të dal jashtë”.

Blendi: Çfarë ka njohur nga ty publiku?

Dea: Unë mbaja një imazh si bionde, koketë, lozonjare. Por, tani kam treguar anët e mia të vërteta, sa e ndjeshme jam, pjesën time kreative.

“Qëllimi pse hyra ishte të testoja veten se duke krijuar një personazh e maskë i shmangesha të tregoja se kush isha vërtetë. Tani besoj se më kanë parë siç jam vërtetë. Sa më kanë pëlqyer, nuk e di! Vlerësoj që jam në finale. E di që nuk mund t’iu pëlqesh të gjithëve, por uroj të kem dhënë shembull të mirë!”

Enxhi: Gjithë kohën ke qenë Dea e vërtetë apo lojtare?

Dea: Kam qenë shumë e vërtetë e kur mendoj për ca debate ku mund ta kisha marrë më thjesht.. them obobooo… Unë erdha të provoj veten, jo me strategji për të fituar. Nuk do të bëja gjëra që bien në kundërshtim me parimet e mia.

Kur je bërë pishman për formën e reagimit?

“Për të gjitha debatet ku jam nxehur nga pak jam bërë pishman. Ndoshta pak për situatën në fillim me Amosin që u bëra lëmsh (prezantuesit e ngacmojnë), u bëra lëmsh me veten time. Një flirt që nuk e kuptova tamam, nuk e kanalizova”.


Video