
Young Zerka ishte i ftuar në “Zemër Luana” dhe teksa ka realizuar lojën e sekreteve me fotot e personazheve, Young Zerka është ndalur tek fotoja e Dj PM & DAGZ, dhe ka treguar një sekret.
“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba:- ka thënë Zerka, i ngacmuar nga Luana e cila e ka pyetur: Është Sarah shtatzënë? Nëse është e vërtetë i urojmë të jetë mirë! Zerka e ka kaluar duke qeshur, ama ka nënkuptuar se mund të ketë diçka të re në jetën e çiftit Pm dhe Sarah. Rikujtojmë se shpeshherë është aluduar për një shtatzëni të mundshme të Sarah, kështu që le të presim.
Çifti simpatik janë bashkë rreth një viti dhe lidhja e tyre ka qenë në fokus të medias dhe publikut që nga fillimi. Dyshja jetojnë njëri në Tiranë e tjetri në Prishtinë dhe kjo patjetër që ka vështirësitë e veta.
Lidhur me këtë ka folur vet blogerja përmes një bisede me ndjekësit e saj. “A është e vështirë të mbash një lidhje në distancë”, ishte pyetja që i bëri një ndjekës, të cilit Sarah iu përgjigj: Po patjetër që është e vështirë. Por nëse e do një person duhet të bësh pak sakrifica në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme.