Ronela Hajati performon para jurisë së Eurovision, Rozana Radi: E tmerrshme...

10 May 2022, 10:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ronela Hajati performon para jurisë së Eurovision, Rozana Radi: E

 Një natë para performancës së gjysmëfinales, Ronela dhe përfaqësues së shteteve të tjera dhanë një performancë mjaft të rëndësishme atë para jurive, të cilët kanë rol të madh për rrugëtimin e përfaqësuesve në finale.

Ashtu siç kishte deklaruar vetë Ronela Hajati pak ditë më parë, koreografia e performancës nuk kishte ndryshuar.

Këngëtari Ardit Çuni shkroi në Instagram se Ronela ia doli me sukses në këtë performancë të rëndësishme për rrugëtimin e saj.

Në lidhje me performancën e këngëtares ka reaguar edhe Rozana Radi, nëpërmjet një postimi në Instastory. Radi shkruan se efektet speciale dhe ndriçimi në performancën e Ronelës mungonin duke i cilësuar planet televizive “të tmerrshme.”

“Nuk mund ta shikoj performancën e Ronela Hajatit sonte për arsye personale por pashë disa video të hedhura nga ata që e kanë parë dhe xhiruar nga TV. Plan televizive të tmerrshme. Ndriçimi i këngës së Ronelës dhe efektet speciale mungonin (Ato efekte që përdoren për të mbuluar të gjithë performancën). Duhet të kërkohet urgjent t’i bëhet “yzmeti” dhe skenës në këtë këngë”- thuhet në postimin e saj.

 Këngëtarja shqiptare do hapë gjysëmfinalen e parë në Torino me këngën “Sekret”, e cila shoqërohet dhe me një koreografi shumë provokuese.

Ronela Hajati performon para jurisë së Eurovision, Rozana Radi: E Ronela Hajati performon para jurisë së Eurovision, Rozana Radi: E 



Video