Ronaldo Sharka lë mënjanë dramat dhe ka një mesazh ‘emocionues’ për Luizin dhe Kiarën

22 November 2023, 18:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo Sharka lë mënjanë dramat dhe ka një mesazh
Lë pas konfliktet, Ronaldo ka një urim për Kiarën dhe Luizin

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, përveç atij të Arbana Osmanit, ra në sy edhe ai i Ronaldo Sharkës me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”.

Ronaldo Sharka lë mënjanë dramat dhe ka një mesazh

"Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video", shkruan ai.

 


Video