Dea Vieri, ish-banorja e BBV, ishte e ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, ku foli rreth eksperiencës së saj shumë të shkurtër.
Ish-banorja Dea Vieri ka komentuar lojën e banorëve në “BBV3”.
“Unë e kam thënë që kisha piketuar disa persona që kisha ndërmend të debatoja. Unë shihja potencial te Egla, Ilnisa. Për mua Romeo përpiqej, por nuk e konsideroja shumë lojtar të fortë, në mënyrën si argumentonte ishte pak i vakët”.
Por si i ka ndryshuar nominimi banorët?!
“Meritoni e ka ndjerë shumë presionin e nominimit, ka krijuar situata kot. Roza ka filluar lutjet e veta. Eglën e kam parë të qetë, mendoj se nuk e meriton te dalë. Aktron në shumë situata, është një aktore e mrekullueshme. Kam frikë se mund të dalë Graciano…”.
E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea kujton ditën që la përfundimisht shtëpinë e “BBV3”.
“Atë ditë isha deri diku e qetë, edhe pse në atë shtëpi nuk mund të jesh gjithmonë e qetë. Ai nominim erdhi papritur, nuk prisja të dëgjoja emrin tim. Megjithatë publiku nuk e kishte parë njësoj siç e kisha menduar unë. Aty ka edhe shumë persona të tjerë që nuk janë shumë aktivë… Gabimi im kryesor ka qenë që kam bërë një përllogaritje kohore të gabuar. Prita shumë…”