Rikthehet ‘Scarface’, por me një Tony Montana të ri dhe një histori të re

30 August 2025, 10:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet ‘Scarface’, por me një Tony Montana të ri dhe
Scarface

Danny Ramirez do të luajë një ndër rolet më të njohura të historisë së kinemasë.

Ylli i “Top Gun” është zgjedhur për filmin e ri të “Scarface”, që sipas producentit Tom Culliver, do të ruajë direktivat e novelës origjinale të 1930-s.

Për Ramirez, projekti do të jetë një revolucion, pas shumë vitesh duke luajtur role dytësore.

Ai është shprehur se rikthimi i “Scarface” nuk do të jetë thjesht një kopje e filmave të mëhershëm, por një histori origjinale, nga ato që Hollywood i ka anashkaluar deri më tani.

Rikthehet ‘Scarface’, por me një Tony Montana të ri dhe
Danny Ramirez

“Ka një ton historish, qofshin tregime meksiko-amerikane, latino-amerikane dhe latine me njerëz në ballë të cilët nuk janë vetëm aktorë mbështetës në historinë e dikujt tjetër, por më tepër protagonist,” tha Ramirez.

“Nuk do e bënim diçka nëse nuk kemi një qasje të re. Rikthimi i kryeveprave për hir të rikthimit, nuk është opsion. Audiencës i duhet një histori e re”, shpjegoi Culliver.

Projekti është ende në fazë negocimi dhe nuk ka data konkrete.


Video