Këngëtari me famë botërore, Ricky Martin ka marrë një lajm të keq, vetëm 14 ditë përpara performancës së tij të shumëpritur në Tiranë.
Siç raportojnë mediat e huaja, këngëtari puerto-rikan dhe bashkëshorti i tij suedezo-sirian Jwan Yosef, janë ndarë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ata shprehen se do të kujdesen pë fëmijët e tyre. Martin dhe Yosef kanë të adoptuar vajzën 4-vjeçare Lucia, djalin Ren 3-vjeç. Ndërsa Martin ka edhe dy binjakë Matteo dhe Valentino, të cilët do t’i rrisë i vetëm.
Në njoftim ata shprehen se vendimi është marrë në kompromis të plotë dhe se do të vazhdojnë të kenë “dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.
“Ne kemi vendosur t'i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kujtojmë se Ricky Martin do të performojë në Tiranë, në 20 korrik. Më herët për herë të parë në kryeqytetin shqiptar organizoi një koncert edhe këngëtari i famshëm spanjoll Enrique Iglesias.