Puthja nuk i uli ‘gjakrat’/ Luizit i dhurohet ‘luani’ në Prishtinë, Olta e quan mace (Video)

19 October 2023, 08:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Puthja nuk i uli ‘gjakrat’/ Luizit i dhurohet ‘luani’

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ këtë mbrëmje u zhvendos në Prishtinë. Ata që tërhoqën vëmendje ishin sigurisht protagonistët e filmit, Luiz dhe Olta.

Duket se as ‘puthja’ nuk i paska ftohur ‘gjakrat’ mes tyre, pasi në një moment teksa po kalonin në tapetin e kuq ku gjetën kohën të përshëndeteshin edhe me fansat.

Këta të fundit i dhurojnë Luizit një bluzë me figurën e ‘Luanit’, teksa Olta e cila kalon aty pranë nuk kursehet dhe e lë një koment, pasi e quan ‘mace’.


Video