Publiku i përmendi Luizin në koncert? Reagon Butrint Imeri

19 February 2023, 18:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publiku i përmendi Luizin në koncert? Reagon Butrint Imeri
Luizi, Kiara dhe Butrinti

Rrjeti social ‘Tik Tok’ dhe ‘Instagram’ u tejmbush dje dhe sot me video nga koncerti i Butrint Imerit. Në ato video, dëgjoheshin dy zëra: ‘Luizi, Luizi’ dhe ‘Serbi, Serbi, të *** r***’.

Video u shpërnda masivisht, madje u bë edhe lajm në disa portale showbizi në Shqipëri dhe Kosovë, duke u marrë si e vërtetë dhe jo një montim. Pas bujës së madhe ka reaguar vetë Butrinti. Këngëtari ka ndarë në ‘instastory’ video dhe foto nga koncerti, e në mes të tyre ka publikuar një foto të zezë, në të cilën shkruan: Fake, fake, fake’– si përgjigje e asaj që u përfol.

Publiku i përmendi Luizin në koncert? Reagon Butrint Imeri

Madje ai ka publikuar edhe video, si për të treguar se në sfond nuk përmendet Luizi.


Me këtë përgjigje, Butrinti konfirmon se në video nuk është thënë asgjë për Luizin. E gjitha ka qenë një modifikim i bërë (mbase nga fansat e Luizit dhe Kiarës, kjo e fundit, ish-partnerja e këngëtarit për rreth 2 vite).


Video