Publikohet kënga e re, Keisi rikthehet me super hit duke përdorur famën në Big Brother

22 February 2023, 19:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet kënga e re, Keisi rikthehet me super hit duke përdorur
Keisi Medini

“Touch Touch” mban titullin kënga e re e Keisi Medinit, e cila është publikuar me një xhirim njëskenik.

Këngëtarja është pjesë e edicionit të dytë të Big Brother Albania, ndërkohë që projekti i ri është shpërndarë në kanalin e FullMoon Production në YouTube.

Realizimi i ri është bërë nga Gent Music, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ në bashkëpunim me Frensin.

Për ta shkruar tekstin e këngës “Touch Touch” janë angazhuar Kenna, Keisi dhe Dara.

Xhirimi i klipit është bërë nga FullMoon Production, ku këngëtarja paraqitet duke interpretuar vetëm në një skenë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CASSEY ???? (@keisimedini)


Video