"Pse nuk qethesh tullac", Sabiani tallet keq me "dhëndrin" e tij: Dil përjashta (VIDEO)

3 March 2023, 18:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pse nuk qethesh tullac", Sabiani tallet keq me
Kejsi, Kristi dhe Sabiani

Futja e Kejsit në "Big Brother Vip Albania" ka bërë që babai i saj, Sabiani të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Shkak ka qenë romanca që ajo ka krijuar me Kristin, por Sabiani është kundër për këtë gjë, për shkak se Kristi ka një të dashur jashtë BBV-së, pasi ka qenë i lidhur në momentin kur është futur në realityshow.

Së fundmi, Sabiani ka publikuar një video në Instagram, ku i ka mbivendosur fjalët e Arian Çanit, i cili i thotë të ftuarit "dil përjashta".

Krahas kësaj video, Sabiani shkruan: "Kur të thonë pse nuk qethesh edhe ti tullac". Por, nëse iu hedh një sy komente, pjesa më e madhe e ndjekësve e kanë parë këtë postim të Sabianit si një ironi ndaj Kristit.


Video