Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Kristit. Çfarë ndodhi sot?

19 March 2023, 17:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Kristit. Çfarë ndodhi
Kristi dhe Luizi

Kristi dhe Luizi janë përfshirë në një debat të ashpër sot. Përplasja mes tyre nisi pasi Luizi pyeti se përse ndarja e tij me Keisin nuk u përmend mbrëmë në prime.

Ndërsa Kristi thotë se Luizi po e përdor marrëdhënien e tij me Keisin, për përfitimet e tij. Kristi tha se Luizi di vetëm të manipulojë, ndërsa këngëtari u shpreh se thjesht foli për një situatë që ndodhi brenda në shtëpi.

Debati shkoi deri aty, sa Kristi u afrua aq afër Luizit, sa dukej sikur nga momenti në moment do të ndodhte një përplasje fizike.

Biseda:

Kristi: Mos fol hiç për mua edhe Keisin.

Luizi: Nuk po flas me ju, po flas me Qetsorin.

Kristi: Fare mos fol. Për raportin tim me Keisin, mos fol.

LUizi: Mos u përfshi ti mo vëlla.

Kristi: Po tregohesh shumë njeri toksik. Po flet për mua.

Luizi: Jo po flas për një situatë që ka ndodhur këtu brenda.

Kristi: Je manipulues. Ik nga këtu, nuk ka vend për manipulues.

Luizi: Nuk iki unë. Unë do e fitoj.

Kristi: Ti e fiton me sëmundjen tënde. Për mua mos fol më ashtu.

Luizi: Sa të më dojë qejfi!

Kristi: S’ke çfarë të bësh me. Je nivel i ulët.

 

 

 


Video