Për kë e ka? Kiara Tito publikon foton me Luizin dhe jep mesazhin “e koduar”

28 March 2023, 23:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për kë e ka? Kiara Tito publikon foton me Luizin dhe jep mesazhin
Luizi dhe Kiara

Kiara Tito tashmë mbështet nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Luizin. Me postime të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.

Mbrëmjen e sotme, ajo ka ndarë një mesazh që duket më shumë për komentet negative që ka marrë se fundmi, si për të treguar se lidhja e saj dhe e Luizit është më e fortë se kurrë.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Kiara në foton e postuar në Instastory, ku në të është ajo dhe Luizi.

Për kë e ka? Kiara Tito publikon foton me Luizin dhe jep mesazhin

Që pas daljes nga BBV, Kiara ka nisur postimet në llogarinë e saj të Instagramit duke treguar mbështetjen për partnerin e saj, Luiz Ejlli që po vazhdon rrugëtimin në BBVA.

 


Video