Pas Twitter tronditet dhe Facebook, priten pushime masive nga puna

9 November 2022, 00:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Twitter tronditet dhe Facebook, priten pushime masive nga puna
Facebook

Pak ditë pas tronditjes së pushimeve masive në Twitter nga Elon Musk, një tjetër gjigant i internetit po ndjek të njëjtën rrugë: Meta

Kompania mëmë e Facebook, nga nesër e mërkurë do të vazhdojë me pushime masive nga puna, siç tha CEO i kompanisë Mark Zuckerberg, sipas raportit të Wall Street Journal.

Në mbledhjen ekzekutive të Metës, Zuckerberg mori përsipër gabimet e biznesit të kompanisë. Ai madje tha se optimizmi i tij i tepërt për rritjen e kompanisë çoi në punësime të tepërta.

Pushimet nga puna do të përqendrohen në grupet e punës për përvetësimin e talenteve dhe planin e biznesit. Ata që do të humbasin punën do të njoftohen të mërkurën në mëngjes (me orën amerikane).

Të shkarkuarit do të marrin të paktën katër rroga si kompensim. Të premten e kaluar Twitter pushoi pothuajse gjysmën e stafit të tij, të paktën ky ishte plani i Musk.


Video