Java e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Albania Vip ka qenë mjaft e tensionuar, me arrestimin e Liamit, vetëm pak çaste pasi kishte hyrë në shtëpi, por edhe nga debatet që gati kanë kaluar në përplasje fizike.
Megjithatë, pak çaste më parë, banorët kanë marrë një zarf të bardhë që mesa duket i ka lehtësuar pak.
Ata do të kenë mundësi sot të mësojnë pak se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë, pasi do të shohin “live” emisionin “Top Story” të moderatores Grida Duma.
Në një pjesë të këtij emisioni, do të zbulohen detaje të reja edhe për arrestimin e Liamit.
Banorët nuk e kanë fshehur gëzimin që do të kenë mundësi të shohin një emision, teksa një batutë e ka bërë edhe Jul Deda.
“Më në fund njëçikë politikë, se na plasi shpirti, na plasi!” ka thënë ai.
View this post on Instagram