Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vetëm pak ditë pasi u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij.
Ai ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme në llogarinë e tij në Instagram, një veprim që ka ngritur pikëpyetje, pasi nuk ka dhënë ende një arsye publike për këtë vendim.
Përveçse ka “pastruar” profilin, Gjesti ka ndryshuar edhe fotografinë e tij të profilit, duke vendosur një imazh të ri, duke lënë të kuptohet se ndoshta po nis gjithçka nga e para.

Ndërkohë, fituesi i BBVA4 ka nisur edhe përgatitjet për projektet e reja që pritet t’i sjellë së shpejti në karrierën e tij muzikore.