Pas daljes nga Big Brother, Lisi në një lidhje dashurie?

1 March 2024, 19:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas daljes nga Big Brother, Lisi në një lidhje dashurie?
Elvis Myrtaj

Elvis Myrtaj një nga personazhet që u pëlqyen më shumë në “Big Brother Vip” duket se po i ecën mirë me anën romantike.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ai ka treguar se pasi doli nga shtëpia, ka nisur edhe një njohje të re.

Kjo deklaratë erdhi pas një loje, ku vëllai i tij, pyetjes se kur ishte takimi i fundit i Lisit me një vajzë, iu përgjigj "dje".

“Dje jam takuar me një vajzë”, duke lënë të kuptohet se është në hapat e para të një romance.


Video