“Para hienave, vijnë luanët”, Efi jep mesazhin e parë të fortë pas eliminimit nga “BBV”

5 Shkurt 2023, 21:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka bërë reagimin e parë që pas daljes nga “Big Brother Vip”, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërsa ka pasur dhe një mesazh të fortë për Oltën, ndërsa thekson se “para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”

“ME KOKËN LART DHE BUZEQESHJE NË FYTYRË

Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.

Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, qe ju të më shihnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromisa për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, shkruan Efi në Instagram.

Efi Dhedhes u eliminua në një nominim surprizë nga produksioni. Ky i fundit i dhuroi banores Dea Mishel mundësinë që të dërgojë në nominim tre persona dhe ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Kiara Titon dhe Efi Dhedhes.

Kjo e fundit u eliminua përfundimisht nga “Big Brother Vip.” Megjithatë, Efi ka fituar mbështetjen e shumë personave jashtë. Vetëm gjatë Prime-it të mbrëmshëm, ndjekësit e saj u rritën me mbi 100 mijë, dhe vijojnë ende në rritje.

Dhe postimi i saj ka marrë me mijëra like.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ifigjenia Dhedhes (@efi.dhedhes)

Video