“Panë ju, u martuan dhe ata”, Luizi komenton ‘në mënyrën më të sinqertë’ dasmën e ish-partneres

18 August 2023, 21:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Panë ju, u martuan dhe ata”, Luizi komenton ‘në
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Luiz Ejlli i dha fund beqarisë përmes një dasme madhështore me dashurinë që gjeti brenda shtëpisë së Big Brother Albania Vip, Kiara Tito.

Pak ditë pas dasmës së famshme, kurorën e vendosi edhe ish-partnerja e tij prej 10 vitesh, Megi Topalli.

Lidhur me këtë, Luizi është pyetur gjatë një transmetimi “live”, dhe ka dhënë një përgjigje mesa duket, të sinqertë.

Pyetja e ndjekësit: Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?

Përgjigja e Luizit: Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë.


Video