“Olta je shumë e bukur, nga Shoqata e të Verbërve”/ Video virale në rrjet, Olta e merr seriozisht mesazhin ironik

13 March 2023, 19:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Olta je shumë e bukur, nga Shoqata e të Verbërve”/
Olta Gixhari

Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sërish mesazhet e fansave të tyre nëpërmjet aplikacionit “Big Love” pasditen e sotme. Ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë dhe përshëndetën dhe falenderuan të gjithë mbështetësit e tyre.

Por, mesazhi që është bërë më së shumti viral në rrjet, i adresohej aktores Olta Gixhari. Duket se ka qenë ironi e një prej fansave të Luizit, pasi i shkruhej: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të Verbërve”.

Më e bukura e kësaj situate ishte se Olta dhe shumica e banorëve nuk e kanë kuptuar këtë ironi, ku aktorja është prekur dhe banorët e tjerë e kanë duartrokitur. "Uuaa sa u preka" dëgjohet teksa thotë Olta pas mesazhit.


Video