Olta ia arrin qëllimit, “fut në sherr” Kiarën dhe Luizin për puthjen. Moderatorja i jep fund me këngëtarin?

26 January 2023, 21:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta ia arrin qëllimit, “fut në sherr” Kiarën dhe
Olta ia arrin qëllimit, “fut në sherr” Kiarën dhe Luizin për puthjen.

Një debat ka nisur pasditen e sotme mes Kiarës dhe Luizit, ku “mollë sherri” u bë insistimi i Olta Gixharit për një puthje mes tyre.

Aktorja po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash i tha se ajo nuk është një lojtare e fortë, madje shtoi se Efi është më e fortë se ajo. Më tej, Olta i shprehu Kiarës mendimin e saj për marrëdhënien e moderatores me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.

Luizi erdhi në dhomën e gjumit dhe u përfshi në diskutim. Por duket që kjo gjë e bezdisi Kiarën e cila i thotë me tone të ashpra se përse duhet të insistonte për puthjen në sy te Oltës, pasi nuk do të diskutojë me të tjerë gjëra kaq private.

Kjo e fundit i tha se duhet të përgatitet për mbrëmjen e sotme, ku do të moderojë dhe shkruajë skenarin e një “shoë” të dhënë nga produksioni. Ajo theksoi se “ky është momenti i saj” dhe i kërkoi Luizit të mos i flasë.

Por Luizi mërzitet keq dhe i thotë që asnjëherë nuk ia ka dëgjuar fjalën dhe sipas tij puthja nuk kishte të bënte në debatin e tyre. Pastaj ai largohet tejmase i mërzitur.

Më pas Kiara i thotë Luizit se nuk ka nevojë për të për të vazhduar lojën dhe se nuk e fut dot me zor në mendjen e saj, duke i vënë vulën marrëdhënies së tyre. Teksa Kiara fliste, këngëtari nisi të derdhte lot, ndërsa moderatorja i thotë të mos preket pasi kështu bën sa herë ndodh kjo situatë.

Olta ia arrin qëllimit, “fut në sherr” Kiarën dhe

Pasi largohet nga këngëtari, moderatorja i tregon më pas Efit që do të largohet përfundimisht ndaj Luizit brenda shtëpisë dhe do ta presë jashtë. Por këtë fjalë të fundit Luizi nuk e ka besuar.

Diskutimi:

Olta: Puthe tamam dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi.

Kiara: Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët.

Luizi: Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen).

Olta: Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde.

Kiara-Luizit: A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime.

 


Video