Ditët e fundit është rikthyer sërish vëmendja te dyshja Bora-Donald pasi një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.
“Shokë përgjithmonë”, shkruante Semi.
Mirëpo, menjëherë pas fotos së Semit, reagoi Trixa e cila e thumboi hapur dyshen duke publikuar një foto të sajën ku shkroi: 2euro.
Por sot Bora i surprizoi të gjithë pasi publikoi disa foto në Instagram nga “Sunny Hill Festival”. Ajo u pa në praninë e miqve të saj, por në njërën prej fotove u aludua se ishte dhe Donald Veshaj.
Edhe pse të gjithë menduan se ishte Donaldi, bazuar në stilin e veshjes, në fakt nuk ishte ai personi i shfaqur pranë Borës. Djali i shfaqur në foto ishte Sardi Strugaj, me të cilin Bora ka një miqësi të gjatë. Moderatorja, siç duket qëllimisht, u kujdes ta priste foton për të mos treguar imazhin e plotë të Sardit.
