“Nuk mund të bëhem Luizi i dytë”, një prift brenda shtëpisë së Big Brother Albania?

24 November 2023, 20:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk mund të bëhem Luizi i dytë”, një prift
BBVA3

Prifti nga Elbasani, At Nikolla Xhufka, ka rrëfyer disa episode nga jeta e tij në ‘Ftesë në 5’. Në një rrëfim ndryshe, ai ka treguar detaje nga jetesa e tij me mamanë, e cila siguron 150 mijë lekë të vjetra për t’u ushqyer së bashku me të.

Në kundërshtim me Janullatosin, At Nikolla ka treguar se nuk merr një rrogë dhe se ia del me ndihmat e besimtarëve. Prifti ka rrëfyer se që i vogël ka pasur një thirrje të brendshme për t’u bërë prift, pavarësisht kundërshtive të nënës së tij, e cila e mbyllte në dhomë të dielave për të mos shkuar në Kishë.

Kontraversial dhe ndryshe nga figurat e tjera të priftërinjve, At Nikolla ka zbuluar se është një llups i madh, se aktron vetëm për “gënjeshtra” të bardha për të ndihmuar të tjerët.

Në fund të intervistës, ai ka ndarë dhe një sekret. Siç rrëfeu ai, një gazetar e ka pyetur nëse do të merrte pjesë në “Big Brother Vip”.

Ai është përgjigjur shkurt duke thënë “jo, nuk mund të bëhem unë një Luiz i dytë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)


Video