Një histori suksesi, Rama tregon destinacionin fantastik në Tropojë (FOTO)

24 November 2023, 20:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një histori suksesi, Rama tregon destinacionin fantastik në
Pamje nga ferma "Kodra e Gështenjave"

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një histori suksesi. Duke shpërndarë fotot e fermës turistike “Chestnut Hill” (Kodra e Gështenjave), Rama se shkruan se “’Chestnut Hill’ në Tropojë është krijesa e bukur sipërmarrëse e kursimeve të dy vëllezërve Ermal dhe Kreshnik Nikoçi, të kthyer nga emigracioni, që falë edhe ndihmës së AZHBR më pas e kanë ngritur në një nivel të ri këtë destinacion fantastik mes një natyre përrallash”.

Por çfarë ofron kjo fermë?

Kodra e Gështenjave ndodhet në Velisht, 10 km nga Bajram Curri, Tropojë. Pozicionohet 1000 m lartësi, me një pamje të mahnitshme të gjithë Malësisë, mbi kurorën e Gështenjave. U krijua si një destinacion i ri për turizmin e huaj dhe vendas. Atraksionet turistike të shumta përreth janë një pikë e fortë e saj. Ofrohen aktivitete çlodhëse dhe aventuriere si: hiking (shëtitje në natyrë), ski, eksplorim i shpellave, liqeneve akullnajore, majat e larta mbi 2000 m, aventurat me makinë 4×4 etj.

Ndërsa restoranti ofron një ndërthurje të gatimeve tradicionale dhe atyre moderne, me produkte vendase 100% organike, të cilat sjellin një shije të re për vizitorët. Gështenjat ofrohen për klientët, jo thjesht si një frut, por si një mënyrë e re e gatimit dhe përpunimit të saj. Përdorimi i gështenjës në mish, sallatë, salcë dhe ëmbëlsira e bën restorantin tepër të veçantë, falë eksperiencës 35-vjeçare në Europë dhe Shqipëri të shefit të kuzhinës.



Video