“Nuk mund ta imagjinoj kurrë të jetoj pa ju”, Stresi bën dedikimin prekës për prindërit e tij (FOTO)

2 August 2022, 18:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk mund ta imagjinoj kurrë të jetoj pa ju”, Stresi
Stresi me prindërit

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si Strei iu ka bërë sot një dedikim prindërve të tij.

Ai ka publikuar një foto të tyre në InstaStory dhe shkruan për ta fjalët më të ndjera. Stresi shprehet se nuk e imagjinon dot jetën pa nënën dhe babain e tij.

“Ju mendoni akoma për mua! Kur jeni po aq të rinj sa ju mbaj mend për herë të parë që ju pashë dhe kuptova fjalën ‘Nënë dhe Babë’. Veç se si të jetoj pa ju nuk mund ta imagjinoj kurrë. Ju dua pafund” shkruan Stresi krahas fotos së prindërve.

Gjithashtu artisti sot i ka prekur të gjithë me dedikimin që i ka bërë një të afërmi që ka ndërruar jetë në vitin 2017. Ai ka publikuar një foto të varrit të të afërmit të tij, krahas së cilës shkruan: “Sa të jem gjallë e kam detyrim të të kujtoj çdo mëngjes, gjaku im”.

Nuk dihet lidhja që Stresi ka pasur me të ndjerin, reperi publikon shpesh statuse për ta kujtuar atë.



Video