Valbona nuk di kuptimin e fjalës 'tutor', i kthehet Arsidës: Nuk më bën dot mua pro*titutë (Shpjegimi sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe)

7 January 2025, 08:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Valbona nuk di kuptimin e fjalës 'tutor', i kthehet Arsidës:

Fjala “tutor” e përdorur nga Arsida gjatë një debati me G-Banin, ka krijuar një tjerër sherr në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Kjo pasi Valbona fjalën 'tutor' e ka marr në kontekstin negativ dhe ka shpërthyer menjëherë ndaj banores.

Ndërkohë që Arsida e ka përdorur në kuptimin ligjor ku një madhor mban përgjegjësi për një minoren.

Pjesë nga debati:

Valbona: Çou urgjent dhe më gjej tutorët ti mua. A të vjen turp ty moj? Ti do më gjesh tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, do japësh llogari, kush më tuton mua dhe kush me fut në krevat mua, dhe kush kryen marrëdhënie me mua?

Arsida: Kur të jem gati do ta diskutojmë

Valbona: Të ka mbuluar turpi nga koka te këmbët. The mbrëmë merre Bonën se shkon krevat në krevat. Me kë shkoj unë? Me kë kam fjet unë? Moj e pacipë

Më pas Valbona i drejtohet Arsidës duke i thënë:

“Të më bësh ti mua prostitutë, do mbash përgjegjësi dhe do më gjesh tutorin. Ti mua nuk ma prish dot imazhin”.

Ndërkohë Arsida shprehet se “distancohet nga fjalët që thotë Valbona”.

PS: Për Valbonën dhe ata që nuk dinë kuptimin  e fjalës tutor. Më poshtë, shpjegimi i marrë nga fjalori i madh i Gjuhës Shqipe

TUTOR m.1. drejt. shih KUJDESTAR,~I 2. Tutori i fëmijëve.
2. keq. Ai që kujdeset në mënyrë të tepruar për dikë dhe ia ndrydh lirinë e mendimit, të veprimit e të sjelljes. Iu bë tutor.


Video