"Nuk e shihja Kiarën në finale"/ Kë Luiz duhet të besojmë? Këngëtari habit me deklaratën pas eliminimit të moderatores

23 April 2023, 11:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk e shihja Kiarën në finale"/ Kë Luiz duhet të
Luizi

Spektakli i mbrëmjes së djeshme i Big Brother Vip ishte i mbushur plot me të papritura dhe emocione.

Pas vendimit të Qetsorit për ta kthyer votimin e tre të nominuarëve në përzgjedhjen e finalistit të dytë, Kiara dhe Bledi kanë lënë shtëpinë. Efi u shpall finalistja e dytë, gjë e cila u komentua nga banorët pas spektaklit.

Teksa po bisedonin së bashku Luizi, i tha Qetsorit dhe Nitës se i duhet dhe një komplot i fundit që t’i ndihmojë ata për të shkuar në finale.

Ndërsa për sa i përketë shpalljes së Efit si finaliste e dytë dhe largimit të Kiarës, Luizi u shpreh se kjo e fundit nuk e meritonte finalen dhe se rikthimi i saj lidhej me dëshirën e të qenurit pranë tij.

“Po pse kush e meritonte? Bledi? As Kiara nuk ishte për finale, ajo erdhi për mua, sepse i binte të qëndronim kohë të gjatë larg njëri-tjetrit. Fati që erdhi, po ajo nuk e kishte më mendjen te loja. Ka dashur të dalë disa herë, sidomos pas kësaj lojës që i bëra unë, se s’po e mbaja dot më”, është shprehur Luizi.

Gjithsesi, deri në momentin para eliminimit, Luizi deklaronte se Kiara do të jetë finalistja e dytë.


Video