“Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks”, gazetarja për sherrin në Përputhen: Pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë

15 December 2022, 21:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si
Sherri

Gazetarja Beti Njuma ka reaguar lidhur me episodin e djeshëm në emisionin "Përputhen", ku dy vaja u përfshinë në konflikt fizik, duke u gjuajtur me shpulla, përveç fjalorit banal.

Në një postim në rrjetet social, Njuma thotë se ngjarja është pasqyrë e realitetit të përditshëm dhe askush nuk ka përse të çuditet.

“Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askujt! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.

Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca linçohen e ca nderohen, e mandje edhe votohen”, shkruan gazetarja Beti Njuma.


Video