Gentjan Pjetri, ose i njohur ndryshe si "Doktori i Fiksit", është rikthyer pas shumë kohësh në ekran me një intervistë të rrallë për jetën e tij dhe pati jo pak reagime në publik. Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.
Lidhur me këtë intervistë ka patur shumë reagime, madje edhe të personazheve publikë, ku ish-kolegia e tij Kozeta Kurti u shpreh se ai u përdor për klikime dhe se nuk i duhej dhënë publikut një imazh të ndryshëm të tij.
Duket se në të njëjtin mendim së dhe ish-kolegia e Gent Pjetir Albana Osmani, e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se “Doktori i Fiksit” nuk ka nevojë të përdoret në momente delikate dhe se nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb.
Ajo shkruan se "Doktori" është një njeri i rrallë dhe shumë i dashur dhe sipas saj, shkëlqimi i tij nuk mund të zvogëlohet nga disa momente dobësie.
Albana shton më tej se kushdo që vuri "Doktorin" në vemendje dhe shfrytëzoi një moment delikat të tij , nuk bëri më shumë se sa kaq.
“Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shume i dashur per publikun dhe shume i dashur nga te gjithe ne qe e njohim nga afer . Nuk ka nevoje te perdoret ne momente delikate !! Dhe ju garantoj qe nuk ka nevoje as per meshire në thelb .
Thjesht jane momente delikate , qe kushdo në jete i kalon në forma te ndryshme , dhe pse disa jane me te forte per te “fshehur“ . Madheshtia e tij dhe pse në kohe dobesie dhe fjalesh ‘blur’ , nuk zvogelohet per te gjithe ata qe e njohin nga afer e kuptojne edhe kur eshte i dobet dhe e duan njesoj. Ai në fakt nuk eshte aspak i dobet , perkundrazi eshte nje nga luftetaret me te pamposhtur qe njoh qofte edhe me sfiden e tij “nje gote me shume “ . Se jeta nuk na perkedhel gjithmone . Gent Pjetri eshte me shume se sa prezantues , me shume se sa aktor, ai eshte nje artist i madh qe personalisht kam patur fatin te punoj me te dhe te mesoj prej tij shume .
Kushdo qe vuri Doktorin në vemendje dhe shfrytezoi nje moment delikat te tij , nuk bete me shume se sa kaq.
Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rralle me nje zemer si askush dhe nuk i bete asgje . Doku ti ske nevoje të te thone bravo dhe besoj kjo ka qene nje nga ato autoironite e tua ,se vetem aq here sa ke shkundur audiencen se qeshuri në studio keto jane bravo-t qe shpirti te ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur . Tashme do te thoja qe te dua shume po shume , dhe forca se kemi gjysmen tjeter perpara dhe padyshim i mungon Ekranit Duhet te jesh aty per ate qe TI je dhe po , kjo eshte sfida ! Tupu ime ”, shkruan Albana.