Ndodh edhe pajtimi i “dy armikeve të përbetuara”

16 October 2022, 23:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh edhe pajtimi i “dy armikeve të përbetuara”
Selena dhe Hailey

Kryefjala e mediave rozë në të gjithë botën gjatë orëve të fundit sigurisht që është pajtimi i Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Po, po, mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë gruaja e Justin Bieber dhe ish e dashura e tij kane vendosur paqe me njëra tjetrën.

Vajzat janë fotografuar në mbrëmjen në Gala të Muzeut të Akademisë në LA. Ato janë parë të qeshura krah njëra tjetrës, ku të krijohej edhe përshtypja se janë shumë shoqe me njëra tjetrën.

Epo, çfarë nuk po ndodh, pas pajtimit të dy reperëve Noizy dhe Stresi, tashmë duhet të mësohemi të shohim dhe Selenën dhe Haileyn shoqë të ngushta me njëra-tjetrën.

 


Video