Pamjet e rënda, këngëtari i njohur vdes gjatë performancës në skenë (VIDEO)

16 October 2022, 20:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet e rënda, këngëtari i njohur vdes gjatë
Michael Benjamin

Këngëtari Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit si Mikaben, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke performuar në një koncert në Accor Arena në Paris.

Lajmin për vdekjen e artistit e ka bërë me dije menaxheri i koncertit. Benjamin u nda nga jeta në moshën 41-vjeçari në momentin kur ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, papritur u ndje keq.

Menjëherë atij ju dha ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të mbijetonte. Koncerti u ndërpre menjëherë pas momentit dramatik.

Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit 

ndërkohë sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena.


Video