
Një foto e Selena Gomez dhe Hailey Bieber po bën xhiron e rrjetit.
Këngëtarja dhe modelja i kanë befasuar të gjithë, pasi Selena ka qenë në një lidhje disa vite më parë me Justin Bieber, para se ai të martohej me Haileyn.
Kështu, dy vajzat kanë konfirmuar se i kanë lënë mënjanë thashethemet rreth një konflikti të mundshëm mes tyre.
Deri këtu ska asgjë të pazakontë pë publikun shqiptar.
Por kur kjo foto ri-postohet nga Beatriks, atëherë çdo gjë ndryshon. Duam apo s'duam mendja na shkon te Bora.

A do vijë dita t'i shohim Beatriksën dhe Borën në një foto si Selena dhe Hailey?
Sigurisht që situata mes tyre është e ndryshme nga ajo modeleve amerikane, por në fund të fundit dikur ato kanë pas një miqësi mes tyre; Triksa "çmendi fqinjët" nga gëzimi për puthjen e Borës me Donaldin.