Kozeta Kurti reagon ashpër pas intervistës së "Doktorit": E bëtë mish për top për ca klikime të qelbura

17 October 2022, 15:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kozeta Kurti reagon ashpër pas intervistës së
Kozeta dhe Gent Pjetri

Gentjan Pjetri, ose i njohur ndryshe si "Doktori i Fiksit", është rikthyer pas shumë kohësh në ekran me një intervistë të rrallë për jetën e tij dhe pati jo pak reagime në publik. Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.

Lidhur me këtë intervistë ka patur një reagim dhe nga gazetarja Kozeta Kurti, e cila e ka patur koleg Gent Pjetrin. Kozeta Kurti ka reaguar ashpër duke u shprehur se shqiptarëve nuk duhet t'iu servirej një imazh tjetër i Gent Pjetrit dhe nuk duhej të përdorej si mish për top për ca klikime

"Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale.

Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!" - shkruan Kozeta Kurti në një postim në Instagram.

Kozeta Kurti reagon ashpër pas intervistës së


Video