Një dhëmb 130 mijëvjeçar mund të na tregojë më shumë rreth një kushëriri të lashtë të njeriut

18 May 2022, 19:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një dhëmb 130 mijëvjeçar mund të na tregojë
Ilustrim kompjuterik i portretit të një denisovani

Dhëmbi të paktën 130,000 vjeçar i një fëmije i gjetur në një shpellë në Laos mund t'i ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë më shumë informacion rreth një kushëriri të lashtë të njeriut, sipas një studimi të ri.

Studiuesit besojnë se zbulimi dëshmon se Denisovanët, një degë tashmë e zhdukur e njerëzimit, jetonin në zonat e ngrohta të Azisë Juglindore.

Dihet shumë pak për Denisovanët, që antropologët e kanë klasifikuar si një kushëri i Neandertalit. Shkencëtarët i zbuluan për herë të parë ndërsa punonin në një shpellë siberiane në vitin 2010 dhe gjetën një kockë gishti të një vajze që i përkiste një grupi njerëzish të paidentifikuar më parë.

Duke përdorur vetëm një gisht dhe një dhëmb të gjetur në shpellën Denisova, ata nxorrën një gjenom të të gjithë grupit.

Fosilet e gjetura jashtë kontinetit afrikan, sugjerojnë se njerëzimi nisi përhapjen përtej Afrikës më herët nga sa mendohet deri më tani. Arkeologët zbuluan gjithashtu mbetjet fosile të ngjashme, pjesën e sipërme të nofullës dhe disa dhëmbë të ruajtur ende në të, në një nga shpellat prehistorike të Izraelit.

Pas analizave, duke shfrytëzuar teknologjinë, shkencëtarët përcaktuan se mosha e tyre është diku tek 175 mijë deri në 200 mijëvjeçare.

Një dhëmb 130 mijëvjeçar mund të na tregojë

Kjo do të thotë se migrimi i njerëzimit përtej Afrikës ka nisur 100 mijë vite më parë nga sa mendohej deri më tani. Para këtij zbulimi, fosili njerëzor më i vjetër i gjetur jashtë Afrikës ishte 90 mijë vjeçar.

Shkencëtarët besojnë se 765 mijë vite më parë, neandërtalët dhe denisovanët u shkëputën nga njeriu në Afrikë. Rreth 20 mijë vite më vonë, neandërtalët dhe denisovanët nisën shkëputjen nga njëri tjetri. 560 mijë vite më vonë, neandërtalët migruan nga Afrika drejt Europës. Kjo pasoi një rritje të popullsisë së tyre, duke sjellë fragmentizimin dhe jetën në grupe të vogla dhe të izoluara në Euroazi.

Me zbulimin e ri, tashmë besohet se 175 mijë deri në 200 mijë vite më parë, njeriu modern nisi migrimin jashtë Afrikës, ku shkencëtarët sugjerojnë se pati edhe kryqëzime me neandërtalët. Pikërisht me këtë kryqëzim studiuesit shpjegojnë edhe faktin që disa persona në Azi dhe Europë kanë ende gjurmë të ADN-së së të parëve tanë.

Sa i takon zhdukjes së neandërtalëve ka shumë teori. Sugjerohet se njerëzit e parë që kanë lëvizur nga Afrika drejt Europës dhe Azisë mund të kenë bartur me vete sëmundje tropikale, që kanë zhdukur neandërtalët.

Një tjetër teori e lidh zhdukjen e tyre me ndryshimet klimatike dhe uljen e fortë të temperaturave, të cilave neandërtalët nuk iu përshtatën. Por, teoria dominuese është ajo që njerëzit i vranë neandërtalët në luftën e vazhdueshme për ushqim dhe territor.


Video