
Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet.
Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë 3 banorë
Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta’- tha Rozana.
Po ashtu, edhe banorët e tjerë, Gerta, Loredana dhe Aldo kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa banorë. Gerta ka thënë se do dërgonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.
Po ashtu, edhe sot, Rozana iu drejtua Gertës duke i thënë: Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora e bën?
A do merren masa për këto shkelje?